Lindi 100 vjet pas Le Corbusier në Zvicërr jo, por, në Prishtinë. Pa lejen e saj në moshën 7 vjeҫare u transferua në Ulqin. Gjatë 12 viteve qëndrimi në Ulqin ka preferuar që në të flasë me nëndialektin e Prishtinës. Kur u kthye në Prishtinë filloi ta donte nëndialektin e Ulqinit. Lirjeta percepton prespektivën në mënyrë fantastike, por ka ҫrregullime të mëdha në perceptimin e kohës. Kjo ndoshta pasiqë në vitet e adoleshencës natën e bënte ditë duke vizatuar e pikturuar, kurse ditën e bënte terr duke filozofuar e mos nxerrur asgjë në dritë. Gjatë kohës së lirë, që kishe nga studimet tmerrësisht të lehta në arkitekturë, ajo filloi të studiojë edhe pikturën. Lirjeta ndërmorri disa udhëtime përtej gadishullit Ballkanik dhe oqeanit Atlantik, por, për të asgjë nuk kishte më shumë rëndësi sesa era e fisligenëve të Ulqinit dhe era e Obiliqit në Prishtinë. Pamvarësisht që ajo kishte kaluar shumë kohë në Prishtinë, ҫuditërisht në moshën 24 vjeҫare kuptoi që Halil Budakova nuk ishte vetëm personazh filmash, por një njeri i vërtetë i cili jetonte në Prishtinë. Me urgjencë vendosi ta lëshonte vendin! Bileta më e lirë që gjeti ishte për në Vjenë, prandaj, aty ndaloi. Ju dedikua kokë e këmbë përsëri pikturës dhe arkitekturës, duke u bindur edhe më tej që dora e saj e djathë ishte aq e aftë, sa që mund të arrinte fare pa problem të kruajë veshin e saj të majtë. Si rezultat i kësaj, ajo u shëndrrua në dorën e djathtë e të dashurit të saj dhe papritur e gjend e ngatërruar në organizime të ndryshme shoqërore.