Ermal Vejsa

Lindi Ditën e Verës me 21 qeshorë në Gjakovë dhe nuk dihet sakt se cilit shenjë të horoskopit i takon, binjakëve apo gaforres. Aty e kreu shkollën fillore, kurse shkollën e mesme e kreu si se kreu! Pasiqe kuptoi se shoqëria është mbi të gjitha, vendosi të sakrifikojë talentin e tij për aktrim dhe filloi të studiojë shkencën mbi shoqërinë, sociologjinë. Gjatë studimeve kuptoi që është shumë e rëndësishme ta njohë sa më mirë kokën e njeriut, prandaj, filloi të merrej me heqjen dhe lirimin e kokës nga leshi. Pas këtij studimi 5 vjeçar e ndrroi në mënyrë drastike pikëvështrimin dhe filloi të mirrej me menaxhimin e punëtorive ndërtimore. Gjatë kësaj kohe ai filloi të shofë dhe të ndëgjojë shumë gjëra të ҫuditshme, si p.sh. që nëna kishte mundësi që të vdiste edhe 5 here brenda 1 viti, arsyetim të cilin ia ofronin shpesh punëtorët.

Si sociolog, Ermali i don të gjitha shtresat shoqërore, veçanërisht ajrin dhe ujin. Pasi që klima atmosferike në Kosovë u ç’rregullua dhe pat përmbytje të hatashme, vendosi ta shiste veturën dhe të udhëtonte me anije për në Austri. Në Vjenë gjeti pak, pothuajse fare shoqëri, prandaj iu kthye zanatit të vjetër të heqjes së leshit nga koka, me qëllim që t’i njihte njerëzit fillimisht nga koka përsëri. Studimet e tij postdiplomike po thellohen gjithnjë e më shumë në shkencë, teknoligji dhe zhdërvjelltësi. Duke marrë prasysh që Ermali prodhon energji kinetike më tepër se sa që nevojitet dhe duke qenë kursimtar për nga prejardhja e tij gjakovare, ai përherë këtë tepricë energjike nuk e lejon të shëndrrohet në energji të humbur, por e shpërndan atë tek rrethi i tij shoqëror përmes organizimeve të ndryshme.